Akuza për “spiunazh për Rusinë”, arrestohet nëpunësi i ambasadës britanike

schedule15:51 - 11 Gusht, 2021

schedule 15:51 - 11 Gusht, 2021

Një nëpunës i ambasadës britanike i dyshuar për spiunazh është vënë në pranga nga policia britanike dhe gjermane në qytetin gjerman të Potsdamit.

Shtetasi britanik 57-vjeçar konsiderohet dyshohet se i ka transferuar të dhëna dhe dokumente shërbimit inteligjent rus në këmbim të parave që nga nëntori i vitit 2020,  sipas një deklaratë të prokurorisë gjermane.

Zyrtari i ambasadës britanike u arrestua të martën, pas një operacioni të përbashkët mes Gjermanisë dhe Britanisë. Polica ka kontrolluar apartamentin dhe vendin e punës së të dyshuarit, ndërkohë vazhdojë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!