Akuza për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore, Andrew Tate dhe i vëllai mund të ekstradohen në Britani

schedule12:05 - 13 Mars, 2024

schedule 12:05 - 13 Mars, 2024

Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan mund të ekstradohen në Britani, pas vendimit të gjykatës rumune. Andrew dhe i vëllai akuzohen për trafikim të qënieve njerëzore dhe për agresion seksual. Ata u arrestuan fillimisht në Rumani në dhjetor të vitit 2022.

Sipas mediave ndërkombëtare, së bashku me vëllanë dhe dy të tjerë dyshohen se kanë kryer trafikim me njerëz në Rumani, por edhe në shtete të tjera duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet britanike kanë lëshuar dy urdhër-arreste për Andrew dhe Tristan, të cilat janë zbatuar nga autoritetet rumune. Dy vëllezërit kanë mohuar akuzat e bëra ndaj tyre duke thënë se janë të pafajshëm dhe çdokush mund ta shoh këtë. Megjithatë Gjykata e Apelit në Bukuresht aprovoi ekstradimin e vëllezërve të kërkuar nga policia e Berdforshire.

Sipas përfaqësuesve ligjorë të vëllezërve bëhet fjalë për akuza për përdhunim dhe trafik njerëzor në vitet 2012-2015. Por ata shprehin mirënjohje ndaj gjykatës që e ka shtyrë për momentin ekstradimin e tyre në Britani, që vëllezërit të kenë mundësi të bëjnë mbrojtjen e tyre.

Vëllezërit janë arrestuar fillimisht në dhjetor 2022 dhe u vunë më pas në masën e arrestit shtëpiak. Por u liruan nga kjo masë në gushtin e shkuar dhe e drejta e tyre kufizohej për të mos dalë nga Rumania. Andrew Tate ka përsëritur së prokurorët nuk kanë asnjë akuzë kundër tij, por bëhen përpjekje vetëm për ta heshtur atë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!