Akuza për pastrim parash, kongresmeni republikan vetëdorëzohet

schedule15:42 - 10 Maj, 2023

schedule 15:42 - 10 Maj, 2023

Kongresmeni republikan sapo është vetëdorëzuar tek autoritetet në gjykatën federale në Long Island. Ai është akuzuar për shtatë akuza për 3 akuza për pastrim parash, një akuzë për vjedhje të fondeve publike dhe dy akuza për dhënie të deklaratave të rreme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në muajin mars, Komisioni i Etikës në Dhomën e Përfaqësuesve filloi një hetim ndaj ligjvënësit republikan nga Nju Jorku, George Santos, lidhur me pretendimet se ishte përfshirë në aktivitete të paligjshme gjatë fushatës së tij në vitin 2022.

Ligjvënësi ka pranuar se ka sajuar pjesën më të madhe të biografisë së tij. Santos fitoi garën për një vend në Kongres në nëntor me një diferencë prej 7.5%  ndaj kandidatit demokrat Robert Zimmerman. Por fitorja e tij u venit shpejt nga njoftimet në media që tregonin se personi që ai prezantoi para votuesve ishte kryesisht i sajuar.

George Santos ka thënë se është diplomuar në Universitetin e Nju Jorkut dhe Kolegjin Baruch, ndonëse në këto institucione arsimore nuk ekziston asnjë informacion për të. Ai ka pretenduar gjithashtu se ka punuar në kompanitë financiare, “Goldman Sachs” dhe “Citigroup”, gjë që ka rezultuar të jetë e pavërtetë.

Po kështu  Santos rezulton të ketë gënjyer edhe për origjinën e tij duke thënë se është hebre dhe se gjyshërit e tij arritën t’u shpëtojnë nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Santos aplikoi për përfitime të papunësisë gjatë Covid në vitin 2020, pavarësisht faktit se ai ishte aktualisht i punësuar në një firmë investimesh, sipas dokumenteve të gjykatës.

Ai madje përfitoi nga diçka e tillë për pothuajse një vit. Gjithashtu, prokurorët federalë theksuar se ai ka gënjyer se sa para ka fituar nga kompania e tij,  Devolder.

Ndërkohë, gjyqi për kongresmenin republikan është caktuar për në orën 19:00 pm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!