“The Voice Of Holland” është pezulluar prej transmetimit si pasojë e akuzave për abuzime dhe sjellje të pahijshme seksuale nga drejtuesit kundrejt konkurrentëve. Produksioni u shpreh se ka ndërprerë transmetimin për të hetuar akuzat e për “sjellje të pahijshme seksuale” dhe “abuzim me detyrën”, shkruan yahoo
Mes të akuzuarëve, është edhe drejtuesi i orkestrës së “The Voice”, Jeroen Rietbergen, i cili pasi kërkoi ndjesë dhe dorëheqjen. Shumë vajza reaguan duke thënë se kanë qenë viktima ose dëshmitarë të abuzimeve/sjelljeve të pahijshme seksuale gjatë kohës së këtij programi.
Ministrja e Drejtësisë i bëri thirrje të gjithë atyre që janë ndjerë të ngacmuar apo të abuzuar ndaj sjelljeve në program, të raportojnë menjwherw për të nisur hetimet, raporton abcnews.al
“The Voice” është trasmetuar në shumë vende si Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Australi, ku trajnerët e mëparshëm kanë përfshirë artistë globalë si Will.i.am, Kylie Minogue, Ariana Grande dhe John Legend.
Një program për sjelljet e pahijshme seksuale në “The Voice of Holland” do të transmetohet të enjten.
/abcnews.al