Akuza për mashtrim, Alexei Navalny rrezikon 10 vite të tjera burg

schedule15:56 - 15 Shkurt, 2022

schedule 15:56 - 15 Shkurt, 2022

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny rrezikon të dënohet me 10 vite burg, nëse vërtetohen akuzat për mashtrim. Sipas një gjykate ruse, ai ka përvetësuar rreth 356 milionë rubla (4 milionë euro) nga donacionet e disa organizatave joqeveritare, shkruan euronews

Ai gjithashtu rrezikon të dënohet gjashtë muaj burg të tjera për shpërfilljen ndaj  gjykatës gjatë një prej seancave të tij vitin e kaluar.  Gruaja e tij Yulia Navalnaya ishte gjithashtu e pranishme në gjyq dhe tha se akuzat  ishin “të paligjshme”.

Navalny u arrestua pas kthimit të tij në Rusi në janar 2021 pas disa muajsh i shtruar në spital  për shkak të helmimit me agjent nervor për të cilin ai akuzon Kremlinin.

Moska nga ana tjetër ka mohuar akuzat. 45-vjeçari u burgos në shkurt të vitit të kaluar dhe ka vuajtur dënimin e tij në një burg të sigurisë së lartë Pokrov, 100 kilometra në lindje të Moskës, prej dy vite e gjysmë tashmë, raporton abcnews.al

Fondacioni Anti-Korrupsion (FBK) i kritikut të Kremlinit u cilësua një organizatë “ekstremiste” vitin e kaluar, duke çuar në mbylljen e saj. Udhëheqësi i opozitës ka ende gjasa të përballet me një gjyq të tretë me akuza për ekstremizëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!