Akuza për korrupsion dhe abuzim me pushtetin, Sarkozy pritet të dalë sot në gjykatë

schedule09:19 - 23 Nëntor, 2020

schedule 09:19 - 23 Nëntor, 2020

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, pritet të dalë në gjykatë këtë të hënë për shkak të akuzave për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Politikani i krahut të djathtë ka qenë subjekt i  hetimeve për  korrupsion midis viteve 2007 dhe 2012. Gjyqi aktual do të përqendrohet në ‘Çështjen e Përgjimit’, në të cilën ai dhe avokati i tij akuzohen për përpjekjet për t’i dhënë ryshfet një magjistrati të lartë.

Akuza të tjera përfshijnë pretendimin se Sarkozy mori mbi 50 milionë euro fonde për fushatë nga udhëheqësi libian Muammar Gaddafi dhe gjatë kohës që ai ishte president përfitoi nga marrëveshjet e armëve në Pakistan.

Hetuesit përdorën përgjime telefonike për të shqyrtuar pretendimet se lideri i ndjerë libian Muammar Gaddafi financoi fushatën e suksesshme të Sarkozy në 2007.

Avokatët e Sarkozy kanë argumentuar se gjyqtarët tejkaluan kompetencat e tyre duke përgjuar bisedat e tij midis shtatorit 2013 dhe marsit 2014, duke shkelur të drejtat e komunikimit midis avokatit dhe klientit. Sarkozy ka akuzuar Zyrën e Prokurorisë se ka vepruar në bazë të motiveve politike.

Ish-presidenti ka mohuar ka mohuar çdo përfshirje. Sarkozy është ish-presidenti i parë francez që gjykohet për korrupsion dhe çështja është përshkruar si ‘historike’ nga mediat franceze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!