Akuza për blasfemi, myslimanët sulmojnë kishat në Pakistan

schedule15:46 - 16 Gusht, 2023

schedule 15:46 - 16 Gusht, 2023

Besimtarët myslimanë sulmuan sot një komunitet të krishterë në Pakistanin lindor, duke dëmtuar disa kisha dhe duke i vënë flakën dhjetëra shtëpive pasi akuzuan anëtarët për përdhosje të Kuranit, thanë policia dhe udhëheqësit e komunitetit.

Incidenti ndodhi në qytetin Jaranwala të rrethit Faisalabad, tha zëdhënësi i policisë Naveed Ahmad. Një turmë sulmoi komunitetin pasi dy të krishterë u akuzuan për blasfemi, tha ai.

Vendi është rrethuar ndërsa policia përpiqet të negociojë me turmën, tha shefi i policisë provinciale Usman Anwar për mediat. Një kishë e madhe dhe disa më të vogla u vandalizuan, tha ai. Dhjetra njerëz bllokuan në një autostradë pranë kishës.

Administrata lokale thirri njësitë paraushtarake për t’u marrë me turmën e dhunshme dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Një udhëheqës i krishterë, Ahmal Bati, tha se turma i vuri zjarrin të paktën pesë kishave dhe mori sende me vlerë duke plaçkitur shtëpitë e banorëve.

Disa video të postuara në mediat sociale tregojnë kishat, si dhe shtëpitë dhe sendet personale që digjen.

Blasfemia dënohet me vdekje në Pakistan dhe megjithëse askush nuk është ekzekutuar, shumë të akuzuar janë linçuar nga turmat e zemëruara.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se akuzat për blasfemi po përdoren gjithashtu në mënyrë të rreme për të nxitur turmat. Qindra njerëz vuajnë në burg me akuza për blasfemi pasi gjyqtarët shpesh shtyjnë gjyqet, duke u frikësuar nga hakmarrja nëse shihen si shumë të butë, thonë ata. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!