Akuza nga Bylisi: Tiranë, paraqitu! Mos merr fshehurazi lojtarë

schedule21:06 - 8 Janar, 2021

schedule 21:06 - 8 Janar, 2021

Bylisi, para ndeshjes me Tiranën, ka lëshuar një deklaratë paralajmëruese për rivalët, pasi pretendon se bardheblutë po tentojnë të “joshin” mesfushorin e tyre, Donald Mëllugjën. Për lojtarin në fjalë thuhet se nuk është paraqitur në stërvitje pikërisht se kampionët në fuqi duan ta marrin në skuadër.

“Jemi në kohë merkatoje dhe ne si klub nuk kemi kontaktuar asnjë̈herë lojtarë që janë nën kontratë me klubet e tyre, ashtu siç e parashikon qartë edhe rregullorja e FIFA-s dhe UEFA-s për transferimin e futbollistëve!

Nuk është normale, por habitemi se si Tirana kërkon t’i prishë mendjen lojtarit tonë, i cili nuk është paraqitur në stërvitje ditët e fundit sepse i është ngritur mendja për të shkuar te Tirana. Tirana dhe çdo klub nuk kanë shanse që të negociojnë me lojtarët tanë që janë nën kontratë pa marrë miratimin tonë.

Nëse Tirana e do Mëllugjën, apo çdo lojtar që ne kemi nën kontratë apo çdo ekip tjetër qoftë, vendas dhe i huaj, le të trokasë në klub dhe të zbatojë Rregulloren për Transferimin e Lojtarëve! Nesë e duan Donald Mëllugjën të vijnë këtu, të paguajnë kartonin dhe le ta marrin, por jo fshehurazi”, shkruhet në reagimin e Bylisit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!