Devolli u mposht në shtëpi sot nga Elbasani, ndërkohë një futbollist nuk e ka përtypur mirë dhe ka reaguar për gjithçka. Sadik Ccela, me mesazhin e dërguar në rrjetet sociale, shprehet se ka humbur dy vite duke luajtur në Shqipëri, ku sipas tij në fund fitohet me telekomandë.
“Në Shqipëri futbolli ka marr fund, jo tani por ka shumë kohë. Personalisht kam luajtur dy vite në kampionatin shqiptar, më saktë dy vite të humbura nga karriera ime futbollistike, aty ku intrigat, korrupsioni dhe respekti ndaj futbollistëve ka marrë fund. Bëjmë stërvitje 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, dhe në fundjavë fitojnë ata që kanë vendosur nga tribuna ose nga FSHF.
Përveç atyre janë dhe disa persona që i ka vënë politika, mendojnë që mund të përmbysin Botën, tallen me djersën e lojtarëve dhe çdo njeri që punon për ata. Kjo histori vazhdon për 4 vjet aq sa mban partia, pastaj rrinë pinë raki e luajnë murlan derisa të vijnë prapë në pushtet dhe të bëhen të mëdhenj!! Futbolli mbaron, por respekti dhe mirësinë duhet ta kesh për gjithë jetën.
Ndihem i zhgënjyer me veten, pasi kam punuar për disa persona që më kanë marrë bukën nga goja dhe kanë pirë raki duke luajtur murlan. Futbollin në Shqipëri e mbylla sot, po ashtu dhe me ekipin e KF Devolli. Dua të përshëndes tifozët e Devollit dhe trajnerin Festim Fetollari”, shprehet Çela.