Akuza në lidhje me Covid-19, reagon vajza e Maradonës: Mos fajësoni Diegon

schedule16:36 - 7 Janar, 2021

schedule 16:36 - 7 Janar, 2021

Fundi i pandemisë është larg në Argjentinë, edhe pse ka nisur përdorimi i vaksinave. Situata në vendin latin është e keqe dhe rastet pozitive me Covid-19 po shtohen nga dita në ditë.

Një nga shkaqet lidhet me datat 25 dhe 26 nëntor, kur mijëra njerëz zbritën në rrugë për të nderuar Diego Armando Maradonën. Ish-futbollisti i madh humbi jetën dhe tifozë të shumtë kryen homazhe për idhullin e tyre.

Vajza e “El Diez”,  Giannina ka reaguar me anë të një postimi në Twitter, aty ku thekson se nuk duhet fajësuar babai i saj për rritjen e rasteve të personave të infektuar me koronavirus.

Të gjithë e dimë që Diego ishte i të gjithëve, është e mrekullueshme të shohësh të gjithë dedikimet dhe grafitet që janë bërë për të. Duhet të jemi të matur me fjalët që themi dhe akuzat që bëjmë.

Keqardhje për të gjithë ata që kanë kaluar një situatë si e jona, ndihem shumë keq për njerëzit që nuk kanë mundur t’i thonë lamtumirë personave të dashur që kanë humbur këtë periudhë.

Nuk është faji i Maradonës për atë që ndodhi më datë 25 nëntor. Unë do kisha preferuar të qëndroja në një dhomë vetëm me familjen time, kështu që mos na fajësoni për rritjen e rasteve pozitive në vend.

Diego ndodhet në qiell dhe meriton respekt, ndërsa ne vajtojmë babanë, vëllanë, gjyshin dhe mikun tonë. Ju falënderojmë të gjithëve për mesazhet e bukura dhe lulet e dërguara“, përfundon Giannina Maradona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!