Akuza e “Foreign Affairs”: Motoçiklistët e Putin synojnë të destabilizojnë NATO-n

schedule14:07 - 24 Tetor, 2018

schedule 14:07 - 24 Tetor, 2018

Revista amerikane “Foreign Affairs” akuzon motociklistët e “Ujqërit e Natës”, mbështetës të presidentit rus Putin, se po synojnë destabilizimin e vendeve anëtare të NATO-s. Madje kjo revistë pretendon se ka një plan të qartë për arritjen e këtij qëllimi.

Banda motoçiklistësh për të destabilizuar vendet e NATO-s. Është kjo akuza e pazakontë që i bëhet Rusisë nga revista amerikane “Foreign Affairs”.

Për këtë është i bindur Presidenti i Departamentit të Studimeve për Rusinë dhe Europën Lindore në Universitetin e Pensilvanisë, Mitchell Orenstain, edhe hungarezi Peter Kreko, drejtor i Political Capital, të cilët bazohen në teoritë e uebsajtit nacionalist ukrainas EuroMaidan Press. Sipas ekspertëve, “Ujqërit e natës”, një grup motoçiklistësh i krijuar në vitet ’80, ndër mbështetësit më besnikë të presidentit rus Vladimir Putin, janë gati të pushtojnë Europën.

Skema është e njëjtë me atë të përdorur nga mercenarët e kompanisë Pmc Uagner në Siri, e paraushtarakëve që gjenden në rrethinat e Donbass, si dhe të “burrabe të gjelbër” që kanë marrë pjesë në pushtimin e Krimesë. Por ka dhe më shumë. Pikërisht në Krime, sipas uebsajtit ukrainas, Ujqërit e Natës kanë transformuar një bazë lokale të marinës ukrainase si forcë paraushtarake.

Sipas ukrainasve motociklistët drejtojnë shoqërinë e një ish ushtari rus, Gennady Nikulov, “Uolf Holdings i Strukturave të Sigurisë”, e cila mëson Sistemin. Ky i fundit është metoda e famshem e luftimit që praktikohet në shkollat e arteve marciale ruse, në Gjermani, Hungari, Serbi, Zvicër dhe Itali. Ndër të tjera, komuniteti i motoçiklistëve, prej disa muajsh është i pranishëm edhe në Sllovaki ku ka hapur një seli në Dolna Krupa, jo shumë larg kryeqytetit Bratisllavë. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por sipas Foreign Affairs e EuroMaidan Press, pas këtyre aktiviteteve fshihet një plan për të hyrë në vendet kryesore të Europës, me qëllim për t’i destabilizuar.

Një tezë që për momentin nuk mund të vërtetohet me prova. E përditshmja italiane “La Stampa”, ka kontaktuar me një nga përfaqësuesit italianë të Qendrës së sistemit Volk, i cili shpjegoi se si aktiviteti i tij nuk lidhet fare me politikën por vetëm me artet marciale dhe mësimin e tyre. Përkundrazi, pronari i kësaj qendre, që është e regjistruar në Ministrinë e Brendshme Italiane, ka mundësuar dhe kurse të vecanta për forcat italiane të policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!