AKU kontroll në pikat doganore, bllokon 70 ton produkte të pasigurta

schedule09:35 - 26 Tetor, 2018

schedule 09:35 - 26 Tetor, 2018

Në vetëm 25 ditët e fundit në pikat doganore të vendit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dhe kthyer në vendet e origjinës 13.3 ton produkte ushqimore të pasigurta.

Përmes një njoftimi për shtyp AKU sqaron se në doganën e Durrësit ka bllokuar 45 ton oriz pa çertifikatë fitosanitare që vinte nga Spanja.

18 ton domate me vend origjinë Lituanin janë bllokuar në doganën e Qafë Thanës pasi u konstatua prezencë myku dhe produkte të kalbura.

Pas njoftimit të AKU-së kompania sqaron se e ka kthyer vetë këtë sasi domatesh pas mosmarrëveshjeve me blerësin.

Ndërsa në pikën doganore të Hanit të Hotit janë bllokuar: 2.2 ton birrë qe vinin nga Çekia dhe 4.8 ton produkte ushqimore si, kripë, salcë djathi, patatina, kokoshka dhe çokollatë me vend origjine, Hungarinë.

Të dy ngarkesat ishin afër afatit të skadencës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!