Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokon në kufi dhe kthen mbrapa në Serbi mbi 20 tone lëngje frutash shumë pranë datës së skadimit, që nuk kishin siguri për konsumatorët.
Për të njëjtat shkaqe u kthye në kufi edhe një ngarkesë me pije energjike që vinte nga Rumania me vend origjine Austrinë.
AKU bllokoi gjithashtu në portin e Durrësit një ngarkesë prej 21 ton kripë, produkt me origjinë nga Gjermania i cili nuk përmbante në etiketë të dhënat kryesore, sidomos për jodin. Ky produkt gjithashtu u dergua ne vendin e origjines.
Të njëjtin urdhër dha Autoriteti Kombëtar i Ushqimit edhe për një sasi 2,7 tone kripe që vinte nga Maqedonia e Veriut dhe kishte mangësi në dokumentacionin ligjor shoqërues./ABC News Albania 24/7