AKU bllokon kos dhe djathë në Korçë, në disa qytete këshilla për masat anti-Covid

schedule19:17 - 4 Maj, 2020

schedule 19:17 - 4 Maj, 2020

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar disa ngarkesa me produkte ushqimore të cilat tregtoheshin jashtë standardeve të higjienës.

Në një njoftim zyrtar AKU njofton se në 309 kontrolle janë 100 kg “kos” dhe 50 kg “djathë kaçkavall”. Në Tiranë është bërë asgjësimi i 4.5 ton produkteve me kërkesë të vetrë subjekteve ndërkohë që në Fier është paralajmëruar një biznes.

Në disa qytete të tjera, AKU ka këshilluar bizneset që të vënë në zbatim urdhrin e qeverisë për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

“Bllokohet një sasi “kosi” dhe “djathi” në Korçë, të rezultuara me ngarkesë bakteriale (enteriobacterie dhe E.Coli) mbi normën e lejuar, me qëllim asgjësimin e tyre.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme kontrollet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së COVID-19.

LEXO EDHE: Franca përmes kamerave do të monitorojë kush nuk vë maska

Janë kryer 390 kontrolle zyrtare dhe monitorime.

Në Korçë janë bllokuar 100 kg “kos” dhe 50 kg “djathë kaçkavall” në një stabiliment “përpunim qumështi”, pasi nga përgjigjet e analizave laboratorike për mostrat e marra, kanë rezultuar me ngarkesë bakteriale (enteriobacterie dhe E.Coli) mbi normën e lejuar të legjislacionit në fuqi, sasi kjo e destinuar për asgjësim.

Në 2 subjekte në Tiranë është bërë asgjësimi i 4.5 ton produkteve ushqimore me kërkesë të vetë subjekteve. Ndërsa në Fier, është marrë masë administrative “Paralajmërim” ndaj 1 subjekti, si dhe në kuadër të Planit të Mostrave janë marrë 16 mostra produktesh ushqimore (domate, kastravecë, patate dhe speca) për analizim laboratorik.

Gjatë inspektimeve në qarqet Shkodër, Berat, Fier dhe Dibër janë dhënë këshillime dhe janë lënë detyra ndaj subjekteve që nuk kanë plotësuar protokollet e sigurisë, të tilla si: mungesën e xhamit mbrojtës, mungesën e sinjalistës për distancimin fizik, si dhe afishimin e posterave.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve”, njofton AKU./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!