Aktorja turke bëhet nënë për herë të parë: Jam e lumtur që vajza nuk është Akrepi në Horoskopi

schedule13:53 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 13:53 - 1 Dhjetor, 2021

Aktorja e njohur turke, Ozge Ozpirinci është bërë sot nënë për herë të parë. 35-vjeçarja ka sjellë në jetë një vajzë ditën e sotme në orën 15:17. Sipas mediave turke, nëna dhe vajza janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ky është fëmija i parë për Ozgen dhe aktorin turk Burak Yamanturk.

Pak kohë më parë Ozge e ftuar në një emision tha se dëshiron që vajza mos të lindte nën shenjën e zodiakut Akrep. “Lutem që vajza mos të lindë Akrep. I pëlqej vajzat akrepe, por ato i bëjnë vetes shumë dëm dhe kanë mendime të errta”.

Ajo zbuloi gjithashtu se dëshiron që vajzës t’ja vendosë emrin Uzum, por bashkëshorti nuk e pëlqen këtë emër prandaj na mbetet të presim çfarë ka vendosur çifti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!