Aktorja shqiptare me fame ndërkombëtare, Eliza Dushku ka qenë e ftuar në Shtëpinë e Bardhë ku është takuar me presidentin Joe Biden. Eliza ishte në mesin e katër mysafireve në Shtëpinë e Bardhë ndërsa Biden nënshkroi një projektligj për t’i dhënë fund abuzimeve seksuale në vendin e punës.
Eliza ka qenë ndër personazhet e famshëm që ka folur me zë të lartë për çështje të tilla. Pak kohë më parë, Dushku akuzoi për ngacmim seksual kolegun Michael Weatherly me të cilin luajti në serialin Bull. Në nëntor të vitit të kaluar, ajo dëshmoi para Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve për këtë çështje.
“Ky ligj i ri do t’i mbrojë gratë dhe burrat nga detyrimi nga klauzolat shtypëse, të padrejta, të fshehta në kontratat e tyre të punës, klauzola që mbrojnë abuzuesit/ngacmuesit përpara se të kryejnë veprimet e tyre të këqija. Kjo ka qenë praktikë standarde në industrinë e Hollywoodit dhe shumë të tjera për një kohë të gjatë.
View this post on Instagram
Ky ligj i ri po përshkruhet si një nga ligjet më të rëndësishme të punës/punësimit të 100 viteve të fundit. Për mua, kjo ishte mbyllje dhe një fillim i ri. I papritur, surreal, përulës, vërtetues, një nga rolet më domethënëse në jetën/historinë time. Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të paraqesë universi.
Kur dhimbja bëhet një shtytës për të ndihmuar të tjerët, kur kishte një hapje për të luajtur një rol të vogël në diçka shumë më të madhe se unë, unë ndiej një sasi të vogël kënaqësie të vërtetë dhe njëfarë paqeje të vërtetë.”, ka shkruar mes të tjerash Eliza. /abcnews.al