Adriana Matoshi, kërkesë të pazakontë për ndjekësit: Kush ofendon më rëndë, ka një kafe

schedule18:43 - 15 Nëntor, 2021

schedule 18:43 - 15 Nëntor, 2021

Aktorja e mirënjohur, njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Adriana Matoshi është një ndër personazhet më të komentuar në media. Aktorja 41 vjeçare është vënë gjithmonë në fokus të mediave kryesisht për lidhjen me partnerin 22 vjeçar, futbollistin Keith Groeneveld.

Kjo ka bërë që shpeshherë të ndeshet me komente negative. Së fundmi, ajo ka surprizuar me postimin që ka bërë në rrjete sociale, ku iu kërkon ndjekësve të saj të komentojnë dhe të shfryjnë gjithë mllefin ndaj saj. Kush bën komentin më ofendues, aktorja do t’i japë një kafe.

“Këtu duhet të komentojnë vetëm racistët! Villni në komente mos u kurseni, se në postet tjera që po i postoj nuk ka t’boj me komentet që po i shkruani. Komentuesit më të rëndë ja qes një kafe!”, ka shkruar deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje./abcnews.al