Aktorja që akuzoi Gerard Depardieu për sulm seksual, kryen vetëvrasje

schedule11:20 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 11:20 - 14 Dhjetor, 2023

Pas akuzave ndaj aktorit Gerard Depardieu për sulm seksual, aktorja franceze Emmanuelle Debever i dha fund jetës në moshën 60 vjeçare. Në qershor 2019 aktorja franceze akuzoi Gerard Depardieu për sulm seksual, duke postuar në Facebook një foto të tyre nga xhirimet e Danton.

Pas një fillimi premtues të karrierës së saj me pjesëmarrjen e saj në filmin e vitit 1982, Emmanuelle Debever më vonë u largua nga qendra e vëmendjes. Gerard Depardieu i kishte mohuar akuzat, duke theksuar në gazetën franceze Le Figaro se ai “asnjëherë, kurrë nuk ka abuzuar me një grua”.

Emmanuelle Debever thuhet se ka vrarë veten më 7 dhjetor. Ishte e njëjta ditë kur në TV Channel France 2 u shfaq një dokumentar për Gerard Depardieu.

/abcnews.al