Aktorja për Trump: Marrëveshja për blerjen e heshtjes sime e pavlefshme

schedule12:50 - 7 Mars, 2018

schedule 12:50 - 7 Mars, 2018

Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels, e përfshirë në një lidhje jashtë-martesore me Donald Trump, ka ngritur një çështje kundër presidentit amerikan. Ajo pretendon se marrëveshja, me të cilën është blerë heshjta e saj, është e pavlefshme.

Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels ka ngritur një çështje kundër presidentit Donald Trump, duke konfirmuar se marrëveshja e saj për të mos folur për lidhjen me manjatin amerikan është e pavlefshme pasi Trump nuk e ka firmosur kurrë. Nga letrat në veprim ligjor, sipas “Uashington Post”, kjo ka zbuluar se si kandidati i atëhershëm presidencial nuk e ka aprovuar kurrë pagesën prej 130 mijë dollarësh, të cilat avokati i Trump i lëvroi për heshtjen e aktores.

Marrëdhënia intimes mes tyre, sipas qëndrimit të Stormy Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, ka nisur në 2006 në liqenin Tahoe dhe ka vazhduar deri në 2007-ën. Avokati i Trump, Michael Cohen dhe përfaqësuesja ligjore e Clifford në atë kohë, Keith Davidson, kanë negociuar që çështja të titullohej “marrëveshje heshtjeje”, për të cilën do të paguhej 130 mijë dollarë, pikërisht pak para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.

Pas një sërë vonesash dhe një anullimi të kontratës nga ana e aktores së filmave për të rritur me 17 tetor, pagesa arriti me 27 tetor të 2016, vetëm 12 ditë para votimeve. Avokati I presidentit amerikan, sëfundmi ka pranuar se ka përdorur paratë e tij për pagesën. Avokati i pornostares, konfirmon se ka ndërmarrë një veprim ligjor në gjykatën e Los Angeles. Nga dokumentet në zotërim rezulton se trump nuk ka aprovuar kurrë pagesën e Stormy Daniels, dhe për këtë përfaqësuesi ligjor kërkon një urdhër gjykate për anullimin e plotë të marrëveshjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!