Skarlet Xhohanson, e njohur për rolin e Vejushës së Zezë, ka qenë një nga aktoret më të suksesshme në Hollyëood gjatë viteve të fundit.
Në fillim të këtij viti, ajo u martua për herë të tretë me aktorin e humorit Colin Jost.
Ndërsa tani Johansson ka shprehur publikisht ambiciet e saj për tu futur në politikë.
“Jam duke menduar seriozisht futjen në politikë. Preferoj të kandidoj për ndonjë pozicion. Këtë do ta bëj, por jo këtë moment. Mund të filloj nga niveli lokal, por s’është koha e duhur për këtë”, ka thënë aktorja.
Kujtojmë që vitin e kaluar, Scarlett ishte aktorja më e paguar në botë me 56 milionë dollarë fitime në një vit. l.k/abcnews.al