Aktorja legjendare, Cloris Leachman ndërron jetë në moshën 94-vjeçare

schedule09:37 - 28 Janar, 2021

schedule 09:37 - 28 Janar, 2021

Aktorja legjendare, Cloris Leachman, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Ajo ndërroi jetë në mënyrë natyrale në Encinitas, Kaliforni, ndërsa kishte vajzën për krah.

“Askush nuk ishte si Cloris. Me një shikim të vetëm ajo kishte aftësinë të thyejë zemrën tuaj ose të ju bënte të qeshnit pafund. Ju kurrë nuk e dinit se çfarë do të thoshte ose bënte Cloris pasi ishte e paparashikueshme”, thuhet në një njoftim të bërë në rrjete sociale.

Leachman ishte e njohur si një nga yjet e Hollywood-it që ka fituar një çmim të Akademisë, një ‘Golden Globe’ si dhe tetë çmime ‘Emmy’.

Ajo gjithashtu u bë e njohur me paraqitjen si Phyllis Lindstrom në “The Mary Tyler Moore Show”, nga 1970-1977.

Në 1953, Cloris u martua me George Englund dhe u divorcuan në 1979. Ky i fundit vdiq në vitin 2017./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!