Aktorja e njohur e serialit “Emily in Paris”, Lily Collins ka deklaruar se qeni i saj është më i famshëm se ajo në Paris. Kjo pasi aktorja xhiroi në rrugët e kryeqytetit francez, por kalimtarët shpesh ishin më të interesuar në qenin e saj Redford.
“Nganjëherë kur nuk njihesha në Paris gjatë xhirimeve, Refordi sërish njihej”, u shpreh Lily.
Sakaq, ajo ka thënë se bashkëshorti i saj, producenti, Charlie Mcdoëell e menaxhon llogarinë e qenit në Instagram, edhe pse fillimisht si ide e kishte kundërshtuar.
Madje, aktorja e befasuar tregoi edhe një rast i pazakontë që i kishte ndodhur me qenin.
“Ishte çmenduri. Charlie do ta shëtiste përgjatë një prej urave dhe njerëzit thoshin ‘a është ky Redfordi?’”, zbuloi Lily./abcnews.al