Aktorja e njohur zbulon se ka pësuar 9 aborte: Nuk është diçka e lehtë

schedule08:09 - 24 Qershor, 2022

schedule 08:09 - 24 Qershor, 2022

Sharon Stone është shprehur se pësuar nëntë aborte. Aktorja 64-vjeçare bëri një koment në një postim të revistës People, ku shfaqej Peta Murgatroyd, e cila kohët e fundit foli për dështimin e shtatzënisë ndërsa bashkëshorti i saj, Maks Chmerkovskiy, ishte në Ukrainë.

“Ne, si femra nuk kemi një forum për të diskutuar thellësinë e kësaj humbjeje. Kam humbur 9 fëmijë nga aborti. Nuk është gjë e vogël, fizikisht apo emocionalisht, por ne jemi krijuar që të ndiejmë se është diçka që duhet përballuar vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjesie dështimi.”, tha Stone.

Sharon Stone

“Në vend që të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin aq shumë të nevojshëm, për të cilin kemi nevojë. Shëndeti dhe mirëqenia e femrës, e lënë në kujdesin e ideologjisë mashkullore, në rastin më të mirë është bërë e dobët, në fakt injorante dhe e dhunshme.”, tha Stone, e cila është ka birësuar tre djem.

Sharon Stone zbulon se ka pësuar 9 aborte https://www.instagram.com/p/CfERs7zu21X

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!