Aktorja e njohur turke refuzon të gjitha ofertat për punë, zbulohet arsyeja

schedule14:28 - 9 Shtator, 2020

schedule 14:28 - 9 Shtator, 2020

Birce Akalay është një aktoret turke më të pëlqyera edhe në vendin tonë, që nga roli i   “Asllës” në serialin “Dashuri bardh e zi”.

Lajmi jo të mira kanë ardhur nga jeta private e këngëtares kohët e fundit, pasi ajo nuk ka qenë aspak mirë nga gjendja shëndetësore.

Pak ditë më parë, 36 vjeçarja u ndje keq gjatë xhirimeve të serialit “Babil” dhe përfundoi në spital.

Ndërsa, sot mediat turke bëjnë të ditur se Akalay ka nisur terapinë fizike pasi vuan nga hernia diskale.

Aktorja e ka të vështirë t’i rikthehet xhirimeve të serialit dhe mësohet se ka refuzuar çdo ofertë për punë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!