Aktorja e njohur turke, Serenay Sarikaya ka pozuar për revistën prestigjoze ‘Herper Bazar’. Ajo ka ndarë fotot e saj me ndjekësit në rrjetet sociale, ku vetëm brenda një ore mori mijëra pëlqime dhe komente. Serenay se mendon se gjëja më specifike në stilin e saj është guximi.
“Kjo nuk duhet kuptuar si guxim në lidhje me dekoltenë. Të jesh i guximshëm në të gjitha çështjet për veshjet dhe gjithçka tjetër, të veshësh çdo gjë që nuk mendohet të jetë e pëlqyer nga të tjerët, kur ajo është kontradiktore ose jokonvencionale, ky është guxim”, ka thënë aktorja duke iu referuar stilit të saj./abcnews.al
View this post on Instagram