Aktorja Gokçe Akyildiz e njohur si “Songyl”, nga seriali “Lule të vetmuara” i ka shokuar të gjithë me lajmin e fundit nga jeta e saj private.
Mediat turke bëjnë me dije se ajo është ndarë nga bashkëshorti i saj, pasi kohët e fundit kanë pasur zënka e keqkuptime që kanë çuar deri në këtë pikë. Një tjetër detaj që e konfirmon ndarjen është edhe fakti që të dy kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Ndërsa, thuhet se Gokçe pas ndarjes ka marrë kujdestarinë e djalit.
Kujtojmë që çifti u njohën gjatë xhirimeve të serialit, ku Mustafa punonte në prapaskenë dhe u martuan tre vite më parë./abcnews.al