Aktorja e njohur turke infektohet me Covid-19, testohet i gjithë stafi

schedule16:54 - 18 Tetor, 2020

schedule 16:54 - 18 Tetor, 2020

Aktorja e njohur turke Elçin Afacan, e cila luan rolin e Melos në serialin “Trokit në derën time” ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja me një postim në InstaStory.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Shpresoj që jeta të bëhet sërish me ngjyra”, ka shkruar Afacan.

Ndërsa mediat turke raportojnë se i gjithë stafi i serialit i është nënshtruar tamponit, por kanë rezultuar negativ. Në këtë mënyrë, xhirimet kanë vazhduar, por pa Melon e cila do të rikthehet kur të shërohet. l.k/abcnews.al