Aktorja e njohur turke del para kamerave pa “make up”: Nuk kam nevojën e gjilpërave

schedule18:22 - 26 Tetor, 2021

schedule 18:22 - 26 Tetor, 2021

Aktorja turke, Demet Ozdemir është bërë e njohur për publikun shqiptar përmes rolit të ‘Zejnepit’ në serialin “Shtëpia ime, fati im”.

Ajo është shumë e preferuar nga publiku, si pasojë është në qendër të mediave.

Së fundmi, aktorja është parë në Levent disa ditë më pare duke dalë nga një qendër bukurie. Demet ka thënë se asnjëherë nuk e le pas dore kujdesin e fytyrës dhe mbi të gjitha çfarë ka shfaqur më tepër efekt në të, jogën e fytyrës.

Ajo ka dalë para kamerave pa make up dhe ka thënë: “Kam filluar shpejt që të qëndroj e re pa pasur nevojën e gjilpërave”.

Sa i përket karrierës, Ozdemir ka thënë për gazetarët se gjëra shumë të bukura po vijnë. “Jam shumë e angazhuar dhe e stresuar për momentin sepse dua që çdo gjë të jetë perfekte dhe të gjithë të jenë të lumtur”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!