Aktorja e njohur turke bëhet nënë në moshën 39-vjeçare

schedule22:21 - 22 Janar, 2021

schedule 22:21 - 22 Janar, 2021

Aktorja turke Derya Artemel, ose siç e njohim ndryshe si Mesude nga seriali “Lule të vetmuara” është bërë nënë në jetën reale.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë 39-vjeçarja përmes rrjeteve sociale, ku ka postuar një foto me dorën e bebit.

Ndërkohë urimet kanë qenë të shumta nga kolegët dhe miqtë.

Kujtojmë që Derya Artemel është e martuar me aktorin Mehmetcan Diper. /abcnews.al