Aktorja turke Derya Artemel, ose siç e njohim ndryshe si Mesude nga seriali “Lule të vetmuara” është bërë nënë në jetën reale.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë 39-vjeçarja përmes rrjeteve sociale, ku ka postuar një foto me dorën e bebit.

Ndërkohë urimet kanë qenë të shumta nga kolegët dhe miqtë.
Kujtojmë që Derya Artemel është e martuar me aktorin Mehmetcan Diper. /abcnews.al

