Aktorja e njohur tërhiqet nga “Dancing With The Stars”, shkak bëhet sëmundja autoimune nga e cila vuan

schedule18:07 - 19 Tetor, 2022

schedule 18:07 - 19 Tetor, 2022

Selma Blair ka njoftuar largimin e saj nga konkursi i kërcimit në SHBA, ‘Dancing With The Stars’ për shkak të problemeve shëndetësore që lidhen me sklerozën e shumëfishtë (MS) nga e cila vuan. Gjatë episodit të spektaklit të së hënës, aktorja tha se do të duhej të largohej nga konkursi.

50 vjeçarja u diagnostikua me sëmundjen neurologjike autoimune në vitin 2018. Në fillim, ajo mendoi se ishte e lodhur, por kur mori vesh se çfarë kishte, tha se kishte vite që ndihej e sëmurë. Ajo i tha partnerit të saj se gjatë kohës që ishte në spektakël, kishte bërë skanime MRI.

Salma Blair dhe Sasha Farber

“Rezultatet kanë dalë dhe tregojnë se nuk mund të vazhdoj të kërcej në spektakël. U përpoqa aq sa munda. Më fal“. Më pas aktorja vazhdoi me lot në sy: “Me një sëmundje kronike ke shumë për të menduar dhe trupi im padyshim që merr një goditje.

Ka ënjtje dhe inflamacion të rëndë të kockave, dëmi mund të përhapet dhe sigurisht që nuk dua që kjo të ndodhë”. Përsa i përket daljes së saj të fundit në skenë, Blair tha: “Dua të bëj një kërcim final, të bukur. Ky do të jetë një kërcim për të gjithë ata që janë përpjekur dhe shpresojnë të bëjnë shumë më tepër.

Por edhe për forcën që duhet kur kupton se është koha për t’u larguar. Unë jam shumë mirënjohëse për këtë kërcim të fundit”.

Salma Bler

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!