Aktorja e njohur, Mandy Moore dhe partneri i saj, Taylor Goldsmith, do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku ka treguar është në pritje të një djali.
Çifti u martua në nëntor të vitit 2018 në Los Angeles. Ceremonia e tyre ndodhi 1 vit pasi aktorja konfirmoi fejesën. Përpara dasmës, ajo tha për Us Ëeekly se “Taylor ishte personi i duhur” për të.
36 vjeçarja ka qenë e martuar më parë me Ryan Adams nga viti 2009 deri në 2016.
Pas ndarjes nga ai, ajo dhe gjashtë gra të tjera akuzuan Adams për abuzim emocional ose sjellje të këqija seksuale. l.k/abcnews.al

Taylor Goldsmith, Mandy Moore. Taylor Goldsmith, left, and Mandy Moore in the audience at the 71st Primetime Emmy Awards, at the Microsoft Theater in Los Angeles
71st Primetime Emmy Awards – Audience, Los Angeles, USA – 22 Sep 2019

