Alyssa Milano ka hedhur akuza ndaj presidentit amerikan, Donald për keqmenaxhimin e krizës nga Covid-19, pas disa raporteve se ky i fundit ka “minimizuar” rrezikun e vërtetë të shkaktuar nga virusi, për të mos përhapur panik tek njerëzit.
Përmes disa postimeve në twitter, aktorja theksoi se Partia Republikane duhet të gjykohet për tradhti. Sipas saj, Trump e dinte që virusi ishte vdekjeprurës kur e cilësoi atë si “mashtrimi i ri i demokratëve”, dhe se nuk “donte ta merrte seriozisht pandeminë se kjo do ta çonte ekonominë në zero, duke dëmtuar dhe miqtë e tij të pasur.
Trump’s failure to act not only cost lives – it sent our economy into tailspin that cost millions more Americans their jobs and livelihoods.#TrumpKnewVoteBlue #TrumpKnew
— Alyssa Milano (@Alyssa_Milano) September 10, 2020
“Dështimi i Trump për të vepruar jo vetëm që kushtoi jetë njerëzish, por e çoi ekonominë tonë drejt humbjes dhe duke lënë miliona amerikanë të papunë.”, tha ajo. Kujtojmë që aktorja u infektua pak më parë me Covid-19, e cila pasi u shërua tha se po përballej me rënien e flokëve për shkak të virusit. xh.d/abcnews.al