Aktorja e njohur, Jennifer Aniston, ka dhënë mesazhin e saj për të sensibilizuar njerëzit që të mbajnë maskën dhe të respektojnë rregullat e parandalimit të Covid-19.
Ajo ka publikuar në Instagram foton e një miku të saj të shtruar në spital, për të cilin thotë se nuk ka patur asnjë sëmundje të mëparshme.
Ai quhet Kevin, foto është shkrepur në reanimacion, dhe ai ka qenë krejtësisht i shëndetshëm para infektimit.
Ndërkohë, pas mesazhin të dhënë aktorja ka sqaruar se fotoja është realizuar në fillim të prillit dhe fatmirësisht shoku i saj po e merr veten./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CC1mLDPjfUC/