Aktorja e njohur: Nuk kam para për ushqim dhe për t’i paguar faturat që nga divorci

schedule21:07 - 21 Qershor, 2022

schedule 21:07 - 21 Qershor, 2022

Aktorja e njohur, Alice Evans ka deklaruar se nuk ka para për të paguar faturat dhe ushqimin që nga ndarja me Ioan Gruffudd.

Çifti u divorcuan në janar të këtij viti pas martesës 13 vjeçare. Ai kërkoi një urdhër ndalimi, duke pretenduar se ajo e kishte kërcënuar vazhdimisht se “do t’ia bënte atë që Amber Heard ia bëri Johnny Deppit”.

“Po përpiqem ta mbaj veten ndërkohë që po më kërcënojnë. Nuk kam para për ushqim dhe fatura. Sapo mësova se dikush kishte tentuar të na thyejë derën e përparme mbrëmë. Do të përpiqem të jem nëna më e mirë që mund të jem. Ajo nuk do të më humbë kurrë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Po kalojmë një periudhë të vështirë në jetën tonë”, ka shkruar Evans duke shtuar se çdo vuajtje ia vlen për shkak të vajzës së saj.

Sakaq, 53-vjeçarja ka nisur fushatën GoFundMe dhe dëshiron të mbledhë 25.000 dollarë, në mënyrë që të mund ta paguajë një avokat.

“Aktualisht nuk kam avokat dhe nuk mund ta paguaj. Nëse nuk paraqitem para gjykatësit do të jem fajtore për mospërfillje të gjykatës. Nuk e kam idenë se çfarë do të ndodhë në atë moment me mua dhe fëmijët e mi”, ka shkruar më tej Alice./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!