Aktorja e njohur jep lajmin e trishtë: Jam diagnostikuar me kancer

schedule08:15 - 3 Shtator, 2022

schedule 08:15 - 3 Shtator, 2022

Aktorja amerikane, Jane Fonda ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer. 84 vjeçarja e tha përmes një postimi në Instagram: “Pra, miqtë e mi të dashur, kam diçka personale që dua të ndaj. Jam diagnostikuar me limfomën jo-Hodgkin dhe kam filluar kimioterapinë.

Ky është një kancer shumë i shërueshëm. 80% e njerëzve mbijetojnë, ndaj ndihem shumë me fat.”, tha aktorja. Jane, e cila ka luftuar më parë me sëmundjen, theksoi se ishte me fat që kishte sigurim shëndetësor dhe akses te mjekët dhe trajtimin më të mirë.

Jane Fonda njoftoi se vuante nga limfoma jo-Hodgkin të premten duke shpërndarë këtë selfie në Instagram dhe një mbishkrim të gjatë që detajon diagnozën e saj.

Ylli i “Georgia Rule” tregoi se ka bërë kimioterapi për rreth gjashtë muaj dhe “po i shkojnë mjaft mirë trajtimet”.

E sinqertë: Jane Fonda diskutoi sinqerisht betejën e saj me kancerin e lëkurës, pse ajo ka mbaruar përjetësisht me takimet dhe të kaluarën e saj të egër në një intervistë për Vogue britanike.

/abcnews.al