Aktorja e njohur fejohet me partnerin shtatë vite më të ri

schedule18:55 - 14 Shtator, 2021

schedule 18:55 - 14 Shtator, 2021

Aktorja e njohur, Kate Hudson, është fejuar me partnerin e saj, Danny Fujikawa.

Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ajo, përmes një postimi në Instagram ku çifti shihen teksa i dhurojnë një puthje njëri-tjetrit.

“Le të shkojmë”, ka shkruar aktorja 42 vjeçare në mbishkrimin e postimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kate Hudson (@katehudson)

Ylli i filmit “Almos Famous” dhe muzikanti 35-vjeçar mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku në tetor të vitit 2018. Dyshja u takuan për herë të parë përmes miqve të Hudson, Sara dhe Erin Foster.

Në dhjetor të 2017, Hudson foli për lidhjen e tyre ndërsa ishte në The Talk, duke thënë se ata e njohin prej vitesh njëri-tjetrin dhe se kjo i ndihmoj lidhjes së tyre.

“Ne e njohim njëri -tjetrin për 15 vite, ai është njerku i shokut tim më të mirë. Ne e kaluam disi pjesën e “Oh, ti je ashtu?”, u shpreh aktorja./abcnews.al