Aktorja e njohur është fanse e madhe e Kate Middleton, bën gjestin e veçantë për Princeshën e re

schedule10:32 - 1 Tetor, 2022

schedule 10:32 - 1 Tetor, 2022

Catherine Zeta-Jones është një fanse e Princeshës së Uellsit dhe aktorja 53-vjeçare ndau një foto me yllin Kate Middleton dhe një vajzë të vogël të veshur me një kostum tradicional të Uellsit.

Fotoja e ëmbël e Princeshës me një vajzë të quajtur Charlotte Bunting është realizuar gjatë vizitës së Princit dhe Princeshës së Uellsit në Swansea, Uells, e cila shënoi vizitën e parë të çiftit mbretëror me titujt e tyre të rinj.

Foto e realizuar nga Catherine Zeta Jones

William dhe Kate Middleton udhëtuan në Uells më 27 shtator për të takuar komunitete të ndryshme në të gjithë vendin dhe për të mësuar rreth punës së bamirësisë. Pallati Kensington vuri në dukje se Princi dhe Princesha “kanë një dashuri të thellë për Uellsin, pasi kanë ndërtuar shtëpinë e tyre të parë familjare në Anglesey dhe kanë shijuar plotësisht vizitat e mëparshme dhe ngrohtësinë dhe mirësinë e treguar nga populli Uells “.

Thuhet se Blu Bloods “mezi presin të kalojnë më shumë kohë në Uells gjatë muajve dhe viteve të ardhshme, duke marrë kohë për të forcuar marrëdhëniet e tyre me komunitetet në të gjithë Uellsin”.

Catherine Zeta-Jones e ka treguar shumë herë dashurinë e saj për familjen mbretërore duke postuar foto në llogarinë e saj personale në Instagram, ndërsa më poshtë i bën homazhe Mbretëreshës Elizabeth./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!