Ashley Tisdale dhe Christopher French janë bërë prindër për herë të parë. Aktorja e njohur ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin e rrallë, Jupiter Iris French.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Ashley përmes një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet dora e vogëlushes. Gjithashtu, ajo tregoi se ka lindur më datën 23 mars 2021./abcnews.al