Mandy Moore dhe burri i saj, Taylor Goldsmith kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Lajmin se është bërë nënë e një djali e bëri me dije vetë aktorja 36-vjeçare përmes një postimi në rrjete sociale. Teksa ka publikuar një foto të të birit, aktorja ka zbuluar dhe emrin e tij.
“Gus është këtu. Djali jonë i ëmbël. August Harrison Goldsmith. Ai ishte i përpiktë dhe arriti menjëherë në datën e tij të lindjes, për t’i kënaqur prindërit e tij. Ne ishim të përgatitur të dashuroheshim në çdo lloj mënyre, por kjo shkon përtej çdo gjëje që mund të kishim imagjinuar.”, është shprehur Mandy.
View this post on Instagram
Moore dhe Goldsmith u fejuan në shtator 2017 pas dy vitesh lidhjeje, për të lidhur më pas kurorë në nëntor të vitit 2018. Ylli i “This Is Us” zbuloi se ishte në pritje të ëmbël në shtator. /abcnews.al
View this post on Instagram