Aktorja e njohur, Christina Riçi është bërë nënë për herë të dytë në moshën 41-vjeçare. Ajo dhe burri i saj, Mark Hampton kanë mirëpritur një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Kleopatra.
Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë aktorja përmes një foto të publikuar në Instagram, krahas së cilës ka shkruar:” Mirë se vini në botë, vogëlushja Cleopatra Riçi Hampton ❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️”.
Hampton gjithashtu ndau disa foto nga spitali në Instagram Story, duke përfshirë një foto të ëmbël të momenteve të para të Riçi me vajzën e tyre.
“Çfarë mëngjesi vërtet emocionues, kurrë nuk kam qarë aq shumë”, ka shkruar ai.
/abcnews.al