Jada Pinkett Smith ka rrëfyer betejën e saj me alopecinë në një video të fundit që ka ndarë në Instagram. Aktorja, e cila zbuloi disa vite më parë se vuante nga ky çrregullim autoimun, tregoi se si kishte ndikuar kjo sëmundje te flokët e saj.
“Tani në këtë pikë, unë mund vetëm të qesh.“, tha Smith. “Ju të gjithë e dini se unë kam qenë duke luftuar me alopecinë dhe krejt papritur një ditë, shikoni këtë linjë pikërisht këtu“, duke iu referuar vendit ku i kanë rënë flokët.
“Kështu, kjo do të jetë pak më e vështirë për mua ta fsheh. Kështu që mendova që thjesht ta ndaj në mënyrë që të mos bëni asnjë pyetje“, shtoi ajo. Aktorja ndau betejën e saj me rënien e flokëve të vitin 2018, duke thënë:
“Ishte e tmerrshme kur filloi për herë të parë. Isha në dush një ditë dhe më pas pashë vetëm grusht flokësh në duar… Ishte një nga ato momente në jetën time që po dridhesha nga frika.” /abcnews.al