Aktorja e famshme flet për problemet që po përballet pas lindjes së djalit

schedule18:56 - 17 Prill, 2022

schedule 18:56 - 17 Prill, 2022

Olivia Munn ka folur së fundmi për vështirësitë me të cilat po përballet pas lindjes. Aktorja zbuloi se ka pasur probleme me rënien e flokëve që kur mirëpriti në jetë djalin e saj, Malcolm, vjeshtën e kaluar me të dashurin, komik John Mulaney.

Pasi u ofroi fansave dhe ndjekësve një pamje të djalit të saj të premten, stilistja Amber Farr komentoi me shaka: “A mund t’i kem flokët tuaj vetëm për një ditë, ju lutem?” dhe Munn iu përgjigj duke thënë se po i bien me grumbuj pas lindjes.

Kujtojmë që aktorja dhe partneri i saj, John e mbajtën të fshehtë lajmin se kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre por e zbuluan më pas në prag të Krishtlindjeve.

/abcnews.al