Julia Fox ka reaguar për herë të parë pas thashethemeve se ka nisur një romancë me Kanye West. Pas disa takimeve me reperin e famshëm, aktorja hodhi më shumë dritë mbi marrëdhënien e tyre. Për revistën Interview, ajo tha se u takua me Kanye në Miami në natën e Vitit të Ri dhe pati një click të menjëherëshëm me të.
“Është shumë argëtuese ta kesh afër. Ai më bëri mua dhe miqtë e mi të qeshim, të kërcejmë dhe argëtohemi gjatë gjithë natës. Ne vendosëm të vazhdojmë energjinë dhe të fluturojmë përsëri në New York City për të parë ‘Slave Play’”, tha aktorja. Fox vazhdoi të përshkruajë kohën e kaluar në një restorant në Nju Jork.
“Në restorant, Ye drejtoi një set të tërë fotografik për mua, ndërsa njerëzit darkonin”, shtoi ajo. Por kjo nuk ishte surpriza e vetme që reperi kishte parashikuar. Ajo veçoi këtë moment duke thënë se ishte ndjerë si hirushja.
“Jam ende në shok. Kisha një suitë të tërë hoteli plot me rroba. Ishte ëndrra e çdo vajze e realizuar. Ndihej si një moment i vërtetë Hirusheje. Nuk e di se si e bëri atë, apo si i arriti të gjitha atje në kohë. Por isha aq e befasuar. Kush i bën gjëra të tilla në një takim të dytë?!”, tha Fox. /abcnews.al