Aktorja e famshme e quan Kobe Bryant “përdhunues”, shpërthejnë komentet ofenduese ndaj saj

schedule08:55 - 29 Janar, 2020

schedule 08:55 - 29 Janar, 2020

Aktorja Evan Rachel Wood ka marrë komente pafund pasi e quajti basketbollistin Kobe Bryant “përdhunues”, vetëm disa orë pas vdekjes së tij .

“Ai ishte një hero në sport. Ai ishte gjithashtu një përdhunues”, shkruante aktorja 32-vjeçare e serialit të njohur “Westworld ”në Twitter .

 

“Dhe të gjitha këto të vërteta mund të ekzistojnë njëkohësisht”,  vijon aj.

Postimi i saj shkaktoi një zemërim të menjëhershëm, duke theksuar se legjenda nuk u ndoq asnjëherë penalisht në lidhje me akuzat e sulmit seksual të bëra ndaj tij pothuajse 17 vite më parë nga një punonjëse 19-vjeçare në një hotel në Colorado.

“Këto gjëra duhet të merren seriozisht dhe postimi yt është për të kërkuar vëmendje pasi ai dhe vajza e tij kanë Vdekur ”, shkruan dikush.

Aktorja tjetër, Kyla Pratt i shkroi Wood-it se ajo ka “admiruar” punën e saj, si “në kamera ashtu edhe jashtë saj”, por ajo vijonte: “Por ky postim? Si guxon?”.

Wood u përpoq të qetësonte situatën duke kërkuar “mirësi dhe respekt për të gjithë”.

“Të dashur, ky nuk ishte një dënim apo festë. Ishte një kujtesë që të gjithë do të kenë ndjenja të ndryshme dhe ka vend për të gjithë që të pikëllohemi së bashku në vend që të zihemi”, shkroi ajo, duke thënë se “të gjithë kanë dalë të humbur”./abcnews.al