Aktori Julian Deda mesazh ditën e protestës: Askush nuk i ka bërë më keq Shqipërisë se piktori

schedule09:25 - 7 Korrik, 2022

schedule 09:25 - 7 Korrik, 2022

Ditën e sotme në orën 19:00 mbahet protesta e thirrur nga partia Demokratike. .

Personazhe të njohur i janë bashkuar thirrjes për protestë, ndër ta edhe aktoi Julian Deda.

Në një video-mesazh dërguar nga Anglia, aktori thotë se përgjegjës për situatën në vend ëhstë e gjitha politika, por së fundmi Edi Rama.

Sipas Dedës, askush nuk i ka bërë më shumë keq Shqipërisë se Rama dhe prandaj ai do të jetë në protestë.

Mesazhi i aktorit:

“Përshëndetje të gjithëve.

Ju flas nga Londra, këtu ka shumë zhurmë ka shumë lëvizje, por ka shumë shqiptarë të cilët kanë braktisur atdheun sepse u mungon shpresa, i mungon puna, mirëqenia, paraja. Ndaj kanë ardhur këtu dhe unë dhe unë i takoj çdo ditë. Shpopullimi i vendit tonë është gjëja më dramatike që mund të na ndodhi.

Përgjegjës është e gjithë politike por së fundmi është Edi Rama. Nuk besoj se është dikush që i ka bërë më shumë keq Shqipërisë se piktori. Ndaj do jem në protestë shpresoj të jeni edhe ju. shihni fotot pas videove dhe reflektoni. Diku do të gjeni veten dhe shihemi në protestë, në 07.07 në orën 7(19:00). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!