Aktorët garues që ishin të ftuar këtë puntatë në emisionin “Gladiator” dhuruan spektakël ndërsa u përballën me sfidat përgjatë mbrëmjes së sotme.
Mirëpo, në fund të emisionit moderatorja Anna Lika u përball me një situatë të papritur, teksa artisti Kejdi Gishto i drejtohet me një pyetje dhe ulet në gjunjë përpara saj. ” Kur do na i jepni lekët?”, tha me humor aktori.
“Ua o zot, një sekondë të marr veten. Për një moment mendova se më propozoi.”, shtoi më tej me humor moderatorja e “Gladiator”. /abcnews.al