Aktori i “Squid Game” akuzohet për sulm seksual

schedule15:37 - 25 Nëntor, 2022

schedule 15:37 - 25 Nëntor, 2022

Aktori Yeong-su i cili luajti në serialin e njohur të Netflix “Squid Game” po përballet me akuza serioze për sulm seksual.

Lajmin e konfirmuan zyrtarët e gjykatës të enjten. Zyra e Prokurorisë së Qarkut Suwon në Seongnam ngriti zyrtarisht akuzat, duke pretenduar se Yeong-su në mënyrë provokuese preku trupin e një gruaje kundër vullnetit të saj në mesin e vitit 2017.

Viktima e supozuar e raportoi incidentin në polici dhjetorin e kaluar dhe çështja u mbyll në prill pa akuza të mëtejshme kundër Yeong-su. Por zyra e prokurorit në Suëon rihapi çështjen dhe hetoi pretendimet e gruas, të cilat aktori 78-vjeçar i mohon kategorikisht.

Mediat e huaja raportuan se Yeong-su i kishte kërkuar falje gruas vitin e kaluar, ndërsa aktori theksoi se “kjo nuk do të thotë që unë po i pranoj akuzat”. Në deklaratat e tij për mediat lokale të lajmeve, Yeong-su kishte thënë se akuzat specifike nuk janë të vërteta, pasi gjithçka që ai kishte bërë ishte “duke mbajtur duart e gruas për t’i treguar asaj rrugën rreth një liqeni”./abcnews.al