Aktori i njohur, Nicolas Cage dhe partnerja Riko Shibata do bëhen së shpejti prindër të një vajze.
“Unë do të kem një vajzë të vogël”, u shpreh aktori duke zbuluar se do i vendosin emrin Lennon Augie-Augie.

“Do ta thërras Lenny shkurt. Jam i emocionuar që po bëhem përsëri baba. Do të jetë aventura më e madhe e jetës sime”, tha ai.
Më tej, zbuloi se emri ka lidhje me një hit të veçantë nga “Beatles”, i cili u shkrua nga John Lennon.

Kujtojmë që nga lidhjet e mëparshme, Nicolas ka dy djem, Kal-El, 16 vjeç dhe Weston, 31 vjeç./abcnews.al


