Aktori i njohur sjell historinë e jetës në një libër: E shkrova për 20 ditë

schedule08:50 - 11 Nëntor, 2022

schedule 08:50 - 11 Nëntor, 2022

Aktori i njohur, Ardian Cerga i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për librin më të ri që ka shkruar “Kohë dashurish të harruara”. Libri bazohet në jetën personale të tij nga vitet ’80 deri më sot. Libri flet për personazhin kryesor Nani, një djali 23 vjeçar që e dërgojnë nga Tirana në Berat.

Eksperienca dhe profesioni kanë ndikuar dhe te pena, por nuk shkruaj për herë të parë por që botoj. Mendova se ishte një moment që mund të rrëfeja diçka në formën e një romani, por që mbi ngjarje të vërteta dhe personazhe të vërtetë.“, u shpreh aktori duke shtuar se e ka shkruar për 20 ditë.

“Shtrirja në kohë është historia nga vitet ’80 deri në sot ndërsa për për ta shkruar për 20 ditë”, tha aktori. “Nuk është hera e parë që unë shkruaj. Në natyrën time të treguarit, është shumë personale se kur tregoj tregoj në mënyrë personale. Libri është oportunitet shumë i mirë për çdo regjisor”, shtoi aktori.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!